56-shja e PDK-së: Emri im është i lidhur ngusht me Kosovën, dhe zemra ime rreh vetëm për të

04 janar 2025 | 10:36

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025.

PDK-ja në këtë listë ka profile të ndryshme të kandidatëve për deputetë. Një ndër to është edhe Kosovare Murseli nga Kaqaniku, e cila në listën e PDK-së garon me numrin 56. Kandidatja për deputete, ka thënë se do të zotohet që do të punoj me nder dhe përkushtim për atdheun e Kosovës. “Emri im është i lidhur ngusht me Kosovën, dhe zemra ime rreh vetëm për të”, ka shkruar Kosovarja.

“Me shumë përkushtim dhe emocion, po e ndaj këtë moment me ju, pasi që jam emëruar si kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm për mua, por edhe për gjithë atë që përfaqësoj: popullin e Kosovës, sidomos rininë që po e ndjek me shpresë dhe besim.

Unë, Kosovare Murseli, zotohem që do të punoj me nder dhe përkushtim për këtë atdhe. Emri im është i lidhur ngusht me Kosovën, dhe zemra ime rreh vetëm për të. E di që sfidat janë të mëdha, por unë do të jem gjithmonë në shërbim të atyre që kanë nevojë, sidomos familjeve të dëshmorëve dhe atyre që kërkojnë mbështetje për të pasur një jetë dinjitoze këtu, në atdheun tonë.

Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë uruar dhe mbështetur deri tani. Jam e sigurt që do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të sjellë ndryshime të vërteta dhe mundësi më të mira për çdo qytetar të Kosovës.

Ne, në Partinë Demokratike të Kosovës, jemi të angazhuar për të krijuar mundësi për çdo qytetar dhe do të punojmë pa u lodhur për një të ardhme më të mirë. Unë e kam të qartë që ky angazhim është një maratonë, dhe jam e gatshme të punoj për të ardhmen e Kosovës me gjithë shpirtin dhe forcat e mia”, shkruan ndër tjera, Kosovare Murseli pas nominimit të saj si kandidate për deputete.

Por kush është kandidatja për deputete, që kërkon ulëse në Kuvendin e Kosovës?

Kosovare Murseli, është një emër i mirënjohur në fushën e shërbimit pranë institucioneve të ndryshme shtetërore si Administrata Tatimore e Kosovës, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe së fundmi në Ministrinë e Mbrojtjes, kandidate e doktoraturës në ekonomi në Universitetin e Osijekut në Kroaci, e diplomuar në tre drejtime, e bija e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Izjah Murseli, familje me vlera të shquara atdhetare.

Bashkë, do të ndërtojmë të ardhmen!

Me besim dhe përkushtim,

Kosovare Murseli

#1 #Bedri Hamza Kryeministër

#56 #KosovareMurseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e…