56 viktima nga zjarret në Kaliforni, 130 të zhdukur

15 nëntor 2018 | 13:51

Mbi 56 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret në Kaliforni, e 130 të zhdukur.

Ekipet zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetëra-mijëra banorë janë zhvendosur dhe ende ka qindra të zhdukur. Punonjësit e ndihmave po kërkojnë mes rrënojave që ka lënë pas zjarri.

Shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore. Zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës me flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe prej 50 mijë hektarësh, raporton “Reuters”.

.Më shumë se 8 mijë zjarrfikës janë mobilizuar në të gjithë shtetin për të luftuar zjarret. Erërat e forta i kanë vështirësuar operacionet. Ekipet zjarrfikëse po përllogarisin dëmet materiale dhe në njerëz, ndërkohë që mbi 130 banorë aktualisht figurojnë të zhdukur.

Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, i cili ishte kritikuar pasi kishte shprehur ankesa për departamentin e menaxhimit të pyjeve në Kaliforni, përcolli ngushëllime për viktimat dhe shprehu keqardhje për banorët e prekur nga kjo fatkeqësie natyrore.

“Mbajmë zi për jetët e humbura, falemi për viktimat. Ka në fakt më shumë viktima se ndokush mund ta imagjinonte të mundshme”, u shpreh Trump.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e aktiviteteve të shumta të cilat po organizohen…