PDK-ja i propozon qeverisë shtyrjen e kredisë për tre muaj
10 mars 2022
| 15:28
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në një konferencë për media ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve bazike në vend ku edhe ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po merr masa ndaj këtyre ngritjeve të çmimeve.
Ismaili ka bërë thirrje pushtetit aktual që sipas tij të mos vazhdoj me arrogancë e arsyetime, por t`i përgjigjet nevojave të qytetarëve të Kosovës në këtë kohë me veprime konkrete.
PDK i ka propozuar Qeverisë pesë masa urgjente për aplikim.
Ndër masat e propozuara është edhe ajo për shtyerjen për tre muaj të pagesave të kredive, deri më 1 qershor.
“Banka Qendrore dhe Qeveria e Kosovës t’iu mundësojnë qytetarëve shtyrjen e pagesave të kredive për tre muaj”, ka kërkuar ndër tjera Uran Ismaili.