58.8 milionë euro të hyra për muajin janar
04 shkurt 2019
| 16:36
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se suksesshëm ka nisur edhe vitin 2019, referuar mbledhjes së të hyrave për muajin janar.
Sipas një njoftimi të ATK-së, për këtë periudhë janë mbledhur 58.8 milionë euro, ku në krahasim me planin janë mbledh 662.138 euro me shumë apo 101.14 për qind. Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë mbledhur 7.4 milionë euro më shumë.
“ATK-ja do të vazhdojë të realizoj misionin e saj, në mënyrë që të krijohet stabilitet financiar në vend”, është thënë në njoftimin për media.
/Epoka e re/