
58 aksidente dhe mbi 2 000 gjoba gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
13 prill 2025
| 11:41
Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 201 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 58 aksidente, 31 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 27 vetëm me dëme materiale.
Mes të tjerash, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 13 persona, 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.