58% e maturantëve kanë aftësi të shkëlqyeshme për t’u kyçur në mësimet e tyre online
04 qershor 2021
| 16:29
Në hulumtimin e organizuar javë më parë nga Kolegji “Pjetër Budi”, në pyetjen “A keni njohuri të mjaftueshme kompjuterike dhe aftësi për IT për t’u kyçur në mësimin online?”, del se: 58% e maturantëve mendojnë se kanë aftësi të shkëlqyeshme për t’u kyçur në mësimet e tyre online, 19% e respodentëve mendojnë që kanë aftësi shumë të mira, 19% aftësi të mira për t’u kyçur online, ndërsa 3% aftësi të mjaftueshme, kurse vetëm 1% sipas këtij hulumtim kanë deklaruar se kanë aftësi të dobëta për t’u kyçur online.