
5,8 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugën Agim Ramadani, kjo është kompania fituese
Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të tenderit për ndërtimin e nënkalimit për automjete në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë në vlerë prej hiç më pakë se 5,8 milionë euro, raporton Front Online.
Bazuar në njoftimin e publikuar thuhet se nëse ndonjëri prej Operatoreve Ekonomik që kanë qenë në garë nuk ushtron ankesë në Autoritetin Kontraktues, apo edhe Organin Shqyrtues të Prokurimit, kontrata mes konsorciumit fitues dhe komunës do të nënshkruhet me 13 mars.
Sipas të dhënave të komunës në këtë proces Prokurimi, kompania nga Shqipëria Gjikuria ka ofertuar me 5,5 milionë euro, por nga Autoriteti Kontraktues është shpallur si e papërgjegjshme në mungesë të dokumenteve të kërkuara. Gjithashtu e papërgjegjshëm është cilësuar edhe konsurciumi Arda Rei, Fabrika Karposh e cila ka ofertuar me 5,6 milionë euro.
Sipas të dhënave të komunës e papërgjegjshme është shpallur edhe konsurciumi tjetër Shkelqimi, Haxha Kom që ka ofertuar me çmim prej 5,9 milionë euro.