58 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Pejës
21 janar 2021
| 08:24
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga spitali i Pejës, 58 pacientë janë duke u trajtuar në këtë spital me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa tre pacientë janë shëruar.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.