58 pacientë të hospitalizuar me Covid

15 gusht 2022 | 13:22

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se aktualisht në QKUK dhe në spitalet e vendit janë të hospitalizuar 58 pacientë të infektuar me Covid.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, një lehonë dhe dy foshnja po ashtu janë duke u trajtuar në repartet përkatëse të infektuar me këtë virus.

Është bërë me dije se në mjekim intensiv po trajtohen me oksigjeno-terapi janë 2 pacientë.

 Raporti i 15 gushtit, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

 Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka filluar takimin…