58-shi i PDK-së, Ramë Vataj merr mbështetje nga qytetarët suharekas
Kandidati i PDK-së për deputet, Ramë Vataj i cili garon me numrin 58 në listën zgjedhore, ka takuar qytetarë të shumtë, në Suharekë. Vataj ka marrë mbështetje të pa kontestueshme nga simpatizantët, qytetarë dhe anëtarët e PDK-së.
Vataj në një rreth të ngushtë ka takuar disa mbështetës të tij. 58-shi i PDK-së ka qenë i shoqëruar edhe nga kandidati tjetër për deputet, Sabri Murseli nga Ferizaj i cili garon me numrin 71 në listën e PDK-së. Për këtë takim spontan ka shkruar veprimtari dhe aktivisti i PDK-së në Diasporë, ish-ushtari i UÇK-së, Mentor Kryeziu, i cili së bashku me veprimtarin tjetër të PDK-së, Mentor Shehun që së bashku ishin pjesë e takimit, kanë dhënë kontribut të pashoq në krijimin e degës së PDK-së në NRW të Gjermanisë.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Takim spontan me kandidat për deputet prof.dr Ramë Vataj nga Suhareka dhe Sabri Murseli nga Ferizaj dhe drejtori i kadastres në Suharekë z.Armend Krasniqi.
131 Partia Demokratike Kosovës
58 Rame Vataj
71 Sabri Murseli.
Kryeziu ditë më parë u ka bërë thirrje të gjithë shokëve, miqve e familjarëve, që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 të votojnë edhe nurmin 58 të PDK së. Prof.dr Rame Vataj
“Shfrytëzoj rastin të kërkoj mbështetjen nga të gjithë shokët, miqtë e familjarët e mi,që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 të votojnë nr 58 të PDK së. Prof.dr Rame Vataj”, ka shkruar Mentor Kryeziu.