58-shi i PDK-së: Vetëm me qeverisjen e PDK-së, Kosova do të ketë të ardhme më të mirë ekonomike

04 shkurt 2025 | 00:53

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 58, Ramë Vataj, ka falënderuar Studençanin dhe Mushtishtin për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.

Ai ka shkruar në “Facebook” se vetëm me qeverisjen e PDK-së dhe udhëheqjen e kryeministrit Hamza, Kosova do të sigurojë një të ardhme më të mirë ekonomike me integrim të sigurt në familjen evropiane.

“Faleminderit Studençan dhe Mushtisht për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Vetëm me qeverisjen e PDK-së dhe udhëheqjen e Kryeministrit Hamza, Kosova do të sigurojë një të ardhme më të mirë ekonomike me integrim të sigurt në familjen evropiane”, ka shkruar Vataj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka vazhduar fushatën…