58-vjeçari mbetet pa fjalë kur e sheh dërgesën e porositur në internet
Një klient ka mbetur i tronditur pasi priti gati katër muaj për një porosi që kishte bërë në internet, dhe nuk i erdhi aspak ashtu siç e donte. Liam Connell kishte porositur një komplet të ri divanesh prej 1749 paund, nga gjiganti i mobilieve DFS.
“The Sun” shkruan se ai e kishte bërë porosinë që në maj dhe mendonte se do ti vinte në kohën që i kishin thënë. Jo vetëm që u vonua gati katër muaj, por erdhën edhe në mënyrën e gabuar.
58-vjeçari ngeli pa fjalë kur porosia i erdhi më 1 shtator dhe u shokua kur pa se i kishin dërguar pjesët e divanit të njëjta, dy krahët e djathtë. Në këtë mënyrë ai nuk e plotësonte dot divanin.
Kur Liam u ka thënë atyre të DFS-së për këtë ngatërresë, ai pretendon se ata i kanë thënë se ose duhet t’i japë të dy pjesët ose t’i mbajë të dyja. E madje, Connell kishte hequr nga shtëpia edhe divanet e vjetër.
Duke qenë se atij nuk ia ndërruan pjesët e divaneve, vendosi që në rrjetet sociale të postonte një foto të tyre.