581 raste aktive me Covid në Gjilan
20 nëntor 2020
| 13:57
Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë takim është bërë me dije se Gjilani ka aktualisht 581 raste aktive me Covid-19, derisa është kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit, raporton “Epoka e re”.
Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin Covid-19 është si vijon: Nga 6132 testime, 2261 të infektuar në total, 1615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatit.