
589 pacientë me Covid po trajtohen në spitalet e Kosovës
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.
Nga raportimet e datës 29 prill 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë, 11 prej tyre në gjendje të rënduar 176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 193 me oksigjeno-terapi”, ka njoftuar QKUK-ja.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 91 pacientë
Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 45 pacientë
Klinika Infektive III (Interno), 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë
Mjekimi Intensiv-COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë:
26 prej tyre në gjendje të rënduar
295 të konfirmuar pozitivë
258 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 60 pacientë
Spitali i Pejës, 87 pacientë
Spitali i Gjilanit, 51 pacientë
Spitali i Ferizajt, 444 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë