5,892 raste aktive me Covid në Kosovë
26 janar 2021
| 08:26
Dhjetë viktima dhe 311 raste të reja me Covid-19 u raportuan të hënën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga dy viktima janë regjistruar në Lipjan dhe Skënderaj, ndërsa nga një në Dragash, Fushë Kosovë, Malishevë, Pejë, Prizren dhe Suharekë, raporton “Epoka e re”.
Nga 1,903 mostra të testuara në 24 orët e fundit, 311 kanë dalë pozitive, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 58,399 dhe i viktimave në 1,466.
Të shëruar janë 51,081 pacientë, prej tyre 128 në 24 orët e fundit.
Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 5,852.