6 418 raste aktive me koronavirus në Kosovë
20 korrik 2022
| 08:00
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 6 418.
Po në 24 orët e fundit janë shëruar 110 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3 151 persona.
Brenda 24 orëve janë dhënë 410 doza të vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 1 832 939.