6 dorëheqje në klubin katalanas

10 prill 2020 | 13:26

Duket se problemet te Barcelona këtë sezon janë të mëdha, si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.

Prej ditësh qarkullonin lajme se presidenti Josep Maria Bartomeu do të shkarkonte një pjesë të bordit drejtues, ku do të kishte ndryshime të mëdha. Megjithatë diçka e papritur ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme.

Plotë 6 anëtarë të bordit drejtues i kanë paraqitur dorëheqjen presidentin katalanas, për pozicionet e tyre përkatëse. Dorëheqja është paraqitur nga, Emili Rusand, Enrike Tombas, Silvio Elias, Maria Teiksidor, Josep Pont dhe Xhordi Klasamilia.

Pikërisht personat që njoftuan dorëheqjen e tyre, në letrën e dërguar Bartomeut shkruanin se udhëheqja e klubit duhet të rishikohet sa më shpejt në mënyrë që të kalohet pa pasoja momenti i krizës së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai mbushi 20 vjeç vetëm dy muaj më parë, por…