6 futbollistë të Salzburgut infektohem me koronavirus
09 nëntor 2020
| 17:18
Skuadra Red Bull Salzburg ka njoftuar se gjashtë futbollistë të saj kanë rezultuar pozitivë në testet e Covidit-19. Pjesë e Salzburgut janë edhe dy kosovarë, Albert Vallci e Mërgim Berisha.
Por, kampionët e Austrisë nuk kanë bërë të ditur emrat e të infektuarve me koronavirusin. Salzburgu të dielën kishte ndeshjen derbi ndaj Rapid Vienës, ndërsa testet kanë dalë në mëngjesin e së hënës. Në njoftimin e skuadrës thuhet se të gjithë lojtarët e tjerë janë futur në karantinë.