6 gola në ndeshjen Feronikeli – Dukagjini

02 dhjetor 2019 | 15:23

Kampiones në fuqi të elitës, Feronikeli i është dashur të djersitët shumë për të marrë maksimumin e pikëve në ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës (4-2).

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe shënuan pas dy minutave lojë nëpërmjet Haxhi Nezirajt, derisa në minutën e 22-të, Albert Dabiqaj realizoi për 2-0. Pesë minuta me vonë Jeton Dushi e rikthehu Dukagjinin në lojë pasi e ngushtoi rezultatin në 2-1. Skuadrat shkuan në pushim me rezultat 21-2, pasi Mark Milicaj shënoi nga penalltia në minutën e 36-të.

Në pjesën e dytë Feronikeli realizoi dy gola me anë të Zekës dhe Da Silvas për të marrë tri pikët e plota. Pavarësisht kësaj fitore, “Nikli” mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e pestë me 27 pikë, kurse Dukagjin i e përfundon sezonin vjeshtor në pozitën e fundit me vetëm 8 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Biokimisë tani po merr pamje më të mirë…