6 gola në ndeshjen Fiorentina – Sampdoria
20 janar 2019
| 17:03
Ndeshja e zhvilluar sot në kuadër të Serisë A në mes Fiorentinës dhe Sampdorias, përfundoi pa fitues dhe me gjashtë gola të shënuara (3-3).
Luis Muriel realizoi dy gola për vendasit dhe një tjetër e shtoi German Pezzella, kurse edhe për mysafirët dy gola i shënoi Fabio Quagliarella dhe një tjetër Gaston Ramirez. Vendasit luajtën nga minuta e 39-të, pa një lojtar kur u ndëshkua me karton të kuq Edimilson Fernandes.
Në ndeshjen tjetër në mes SPAL-it dhe Bolognas, rezultati final ishte 1-1. Derbi i kësaj xhiro në mes Napolit dhe Lazios fillon nga ora 20:30.
/Epoka e re/