6 gola në ndeshjen Lazio – Empoli
Lazio nuk e ka nisur mirë vitin, duke barazuar që në ndeshjen e parë në shtëpi 3-3. Është Empoli që ndali bardhekaltrit në “Olimpico”, ku një ndihmë dha edhe Nedim Bajrami.
Mesfushori i Kombëtares shënoi që në ndeshjen e parë të vitit për ekipin e tij. Pas gabimit të bërë nga Strakosha në zonë, duke shkaktuar penallti, Bajrami u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i pestë sezonal për fantazistin shqiptar, që tregon edhe njëherë tjetër se jo rastësisht mbetet i kërkuar nga ekipet e tjera të Serie A. Interesant është fakti se në fushë zbritën nga minuta e parë 4 shqiptarë, nga 2 për çdo skuadër.
Strakosha dhe Hysaj te Lazio, ndërsa Ismajli dhe Bajrami nga Empoli. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 63-të, ndërsa Hysaj në 89’. Strakosha dhe Ismajli luajtën për 90 minuta.