6 lojtarë me koronavirus te Shkëndija dhe Renova

31 maj 2020 | 17:50

Te Shkëndija dhe Renova disa futbollistë kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.

Sportmedia maqedonase ka bërë të ditur se te skuadra e Shkëndijës dhe Renovës janë testuar pozitivisht për koronavirus 6 persona.

Medies në fjalë njoftimin ia ka konfirmuar Sindikata e futbollistëve, ndërsa detajet tjera nuk janë bërë të ditura ende.

Sipas asaj që është mësuar deri më tani, është bërë e ditur se te Shkëndija janë dy raste, ndërsa te Renova 4 të infektuar. Shkëndija është kampione aktuale e Maqedonisë, derisa aty aktivizohen disa futbollistë shqiptarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 69-vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar,…