6 lojtarë pritet të largohen nga Juve
19 prill 2019
| 17:30
Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, kurse këtë fundjavë do ta feston titullin në Serinë A.
“SportMediaset” raporton se në këtë klub pritet të bëhen shumë ndryshime gjatë afatit kalimtar të verës, kurse gjashtë lojtarë do të largohen nga Torino.
Në përjashtim të Andrea Barzagli që ka paralajmëruar pensionimin, pesë lojtarët tjerë që do të kërkojnë angazhim të ndonjë klub tjetër janë: Paulo Dybala, Douglas Costa, Miralem Pjaniq, Alex Sandro dhe Martin Caceres.