6 lojtarë të Espanyolit me koronavirus
18 mars 2020
| 11:40
Klubi i La Ligas spanjolle, Espanyol ka konfirmuar të martën në mbrëmje gjashtë raste me koronavirus te ky klub.
Skuadra ka njoftuar përmes një komunikate se gjashtë pjesëtar të klubit, lojtarë dhe anëtar të stafit, kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus.
Spanja në ditët e fundit është goditur fuqishëm nga koronavirusi. Përjashtim nuk bëjnë as klubet e futbollit.