6 mijë shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e votimit, reagon presidentja Osmani

03 prill 2022 | 23:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi.

Ajo thotë se kjo është një fushatë e qëllimshme e Serbisë ndaj shqiptarëve të cilët jetojnë atje.

Tutje Osmani bëri thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtarë që të dënojë këtë veprim.

“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po vazhdon me formën e mirë në La Liga,…