6 nga 185 kandidatët e kualifikuar për prokurorë kalojnë testin me shkrim
Vetëm gjashtë nga 185 kandidatët e kualifikuar për prokurorë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kanë kaluar testin me shkrim.
Kështu ka njoftuar Komisioni për Rekrutim i KPK-së. Në këtë njoftim bëhet e ditur se kandidatët të cilët nuk e kaluar këtë test, mund të ankohen brenda tri ditësh.
Nëse këtij numri nuk i shtohet asnjë kandidatë tjetër, KPK nuk do të arrijë të rekrutojë 19 prokurorë për 6 prokurori themelore, ashtu siç u planifikua kur u rishpall konkursi më 27 prill të këtij viti.
Në këtë konkurs kishin aplikuar 362 kandidatë, të cilët iu nënshtruan testit kualifikues më 21 nëntor dhe 185 prej tyre u kualifikuan. Ndërkaq, testin me shkrim që u mbajt më 19 dhjetor e kaluan vetëm gjashtë prej tyre.
Pas përfundimit të afatit të ankesave, sipas Rregullores së KPK-së, do të organizohet edhe intervista me kandidatët që kanë kaluar testin me shkrim.
Sipas konkursit të shpallur nga KPK, katër prokurorë planifikohej të pranoheshin në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, katër në Gjakovë, tre në Ferizaj, dy në Pejë, dy në Gjilan dhe një në Mitrovicë.