6 plumba ndaj futbollistit të skuadrës kolumbiane
12 nëntor 2018
| 21:03
Duket se në Kolumbi futbolli nuk perceptohet si diçka që bashkon njerëzit dhe që dhuron spektakël, por si “jetë a vdekje”. Kjo në kuptimin e vërtet të fjalës, pasi së fundmi në këtë shtet ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë.
Skuadea e Deportivo Kali ka luajtur një ndeshje në kampionat të cilën e ka fituar me rezultatin 1 me 0, por përsëri nuk arriti që të renditej ndër 8 ekipet që mund të futen në “play-off” për titull. Dhe fill 1 orë pas kësaj ndeshjeje, lojtari Huan Sebastian Kuintero është sulmuar teksa ka qenë në automjetin e tij duke u goditur me 6 plumba, por fatmirësisht ai nuk u godit nga këta plumba.
Rasti në fjalë është cilësuar i paprecedentë dhe klubi ka kërkuar ndihmën e policisë për të mos pasur më raste të tilla.