6-shja e AAK-së, Albana Bytyqi: Duhet përkujdesje institucionale për pensionistët
17 janar 2025
| 15:40
Albana Bytyqi, kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot takuar pensionistët në vendqëndrimet e tyre në Suharekë, Mushtisht e Studenqan, raporton “Epoka e re”.
Bytyqi që bartë numrin 6 në listën e koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka thënë se duhet të përmirësohen kushtet dhe tu ofrohet ndihmë institucionale pensionistëve.
“Në këto takime, dëgjova me vëmendje shqetësimet dhe nevojat e pensionistëve, duke diskutuar për mundësitë e përmirësimit të kushteve të tyre dhe ofrimin e mbështetjes institucionale që ata meritojnë, pasi me shkas, ndihen të harruar nga institucionet”, ka thënë Bytyqi.
Postimi i plotë i Albana Bytyqit:
Bashkëbisedim i ngrohtë e shumë i sinqertë sot me pensionistët në vendqëndrimet e tyre në Suharekë, Mushtisht e Studenqan.
Në këto takime, dëgjova me vëmendje shqetësimet dhe nevojat e pensionistëve, duke diskutuar për mundësitë e përmirësimit të kushteve të tyre dhe ofrimin e mbështetjes institucionale që ata meritojnë, pasi me shkas, ndihen të harruar nga institucionet.
Përkushtimi im për mirëqenien e të moshuarve dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre është i palëkundur. Bashkë do të punojmë për t’u siguruar që ata të kenë përkujdesjen dhe mbështetjen që ju takon.
137 6