6 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut për Kampionatin Evropian
Gjashtë futbollistë shqiptarë do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Trajneri Igor Angelovski e ka publikuar listën e gjerë të 26 futbollistëve të ftuar për Evropian, ndërsa aty figurojnë edhe emrat e mbrojtësve Visar Musliu, Egzon Bejtullai e Ezgjan Alioski dhe të mesfushorëve Arijan Ademi, Enis Bardhi e Ferhan Hasani. Maqedonia e Veriut e siguroi kualifikimin e parë dhe historik në Evropian pasi në gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve e mposhti Kosovën e në finale Gjeorgjinë. Kampionati Evropian do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik.
Maqedonia e Veriut gjendet në Grupin C së bashku me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë. Maqedonasit do të luajnë me Austrinë më 13 qershor, me Ukrainën më 17 dhe me Holandën më 21 të muajit që vjen. Pra, krahas shqiptarëve të Zvicrës, në Evropian do t’i shohim edhe ata të Maqedonisë së Veriut.
Lista e futbollistëve:
Portierë: Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano), Damjan Shishkovski (Doxa), Riste Jankov (Rabotnicki Skopje).
Mbrojtës: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb), Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkendija), Kire Ristevski (Ujpest), Gjoko Zajkov (Charleroi), Darko Velkovski (Rijeka), Ezgjan Alioski (Leeds United).
Mesfushorë: Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Stefan Spirovski (AEK Larnaca), Boban Nikolov (Lecce), Tihomir Kostadinov (Ruzomberok), Ferhan Hasani (Partizani Tirana), Eljif Elmaz (Napoli), Daniel Avramovski (Kayzerispor), Darko Churlinov (Vfb Stuttgart), Marjan Radeski (Akademija Pandev).
Sulmues: Goran Pandev (Genoa), Aleksandar Trajkovski (Real Mallorca), Ivan Trichkovski (AEK Larnaca), Vlatko Stojanovski(Chambly), Krste Velkovski (Sarajevo), Milan Ristovski (Spartak Trnava).