6 të vrarë në Greqi, dyshohet se janë shqiptarë
Në Artemisa të Greqisë, pasditen e së hënës së 11 shtatorit ka ndodhur një incident i rëndë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para nga “CNN Greece”, flitet për gjashtë të vdekur që dyshohet se janë shqiptarë.
Episodi i përgjakshëm ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim të shtënash me armë zjarri.
Sakaq, rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.
Njëri, i cili ndoshta ishte edhe shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti.
Pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit.
Dyshohet se të shtënat lidhen me larjen e hesapeve.
Ndërkaq, makina në të cilën u gjetën tre të vdekurit është me targa gjermane.
Forca policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonëm.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur materiale që do t’i ndihmojnë të zbardhin ngjarjen.