6 vjet nga themelimi i Nismës në Gjakovë

12 maj 2020 | 21:39

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se sot ky subjekt politik i ka bërë gjashtë vjet kur ka themeluar degën e saj në këtë qytet.

“Në këtë rrugëtim gjashtëvjeçar ka pasur momente të mira por edhe sfida të cilat i kemi tejkaluar me qëllimin e mirë që ky subjekt politik të jetë një adresë e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Nisma Socialdemokrate që nga themelimi i saj e deri më sot, po vazhdon të japë kontribut të çmuar në zhvillimin dhe fuqizimin e shtetit”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se duke pasur parasysh se ndodhemi në një situatë pandemie, do të respektojnë̈ masat që kanë ndërmarrë institucionet shëndetësore duke mos organizuar ndonjeë takim me strukturat e degës së Nismës në Gjakovë dhe anëtarët e saj.

“Festofshim edhe shumë vite të tjera të Nismës Socialdemokrate në skenën politike”, ka shkruar Hoxha.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3216317781731793&set=pcb.3216320551731516&type=3&__tn__=HH-R&eid=ARDd7Y8D9s5dgyLgfFDQVmqHBA4Hhdpj86Qwyu0JVBEw4f7miLocH0GgywVvHcx5bbjDylJLaVF3xugd

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…