6 yjet e Unitedit që kanë dështuar këtë sezon

13 nëntor 2018 | 16:13

Manchester United ka humbur katër nga 12 ndeshjet e para të sezonit për të parën herë pas 28 viteve dhe ka një diferencë golash negative në këtë fazë të sezonit për të parën herë që prej 1977-ës.

Shumicën e fajit thonë se e ka Mourinho për taktikat që përdor me lojtarët në dispozicion, por skuadra “pasanike” e United ka përgjegjësinë e saj për këtë start të dobët.

ALEXIS SAHCHEZ

Mourinho ka thënë se versionin më të mirë të Sanchez do ta shihnim këtë sezon pasi ai u ble në mes të sezonit janarin e kaluar, por kjo nuk ka ndodhur. Të shohësh kilianin që futet nga stoli duke mos arritur të ketë asnjë ndikim në ndeshjen me City-n të dielën tregon shumë. Sanchez nuk e ka humbur talentin që e bëri një lojtar aq të madh tek Arsenal, pasi kishte momente ndaj Juventus në mesjavë ku ai shkëlqeu, por ai akoma nuk e ka gjetur qëndrueshmërinë  në “Old Trafford”.

FRED

Një tjetër lojtar që ka zhgënjyer tek United. Braziliani kushtoi 60 milionë euro, por ka bërë shumë pak për të justifikuar shifrën e frikshme të paguar për të. 25-vjeçari ka bërë vetëm nëntë paraqitje në të gjithë kompeticionet dhe ka vuajtur të gjejë veten e tij në një mesfushë me tre në krah të Pogba dhe Matic. Kur Mourinhos i duhej një zëvendësues për Pogba gjatë derbit, ai zgjodhi Marouane Fellaini dhe la Fred në stol përgjatë 90 minutave.

ROMELU LUKAKU

Belgu shtatlartë shënoi 27 gola në të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar pas transferimit me vlerë 85 milionë euro nga Evertoni, por forma e tij ka rënë ndjeshëm këtë sezon. Lukaku nuk ka gjetur rrjetën në 10 ndeshje që prej startit të sezonit, duke shënuar vetëm katër gola në pesë ndeshjet e para. Ai u fut nga stoli ndaj Cityt dhe fitoi penalltinë që u shndërrua në gol nga Martial, por ish-lojtari i Everton mesa duket e ka humbur vetëbesimin.

NEMANJA MATIQ

Serbi solli stabilitet tek mesfusha e United që prej blerjes me vlerë 50 milionë euro nga Chelsea. Matiq ishte një titullar i padiskutueshëm gjatë 38 ndeshjeve të United në sezonin e kaluar. Gjithsesi, forma e tij ka rënë ndjeshëm dhe nuk është surprizë që lexohen raporte se shokët e ekipit janë të habitur sesi ai vazhdon të jetë akoma titullar te Djajtë. Gabimi i tij u shfrytëzua me gjakftohtësi nga Gundogan në derbi dhe ai moment ishte ideal për të përshkruar formën e Matiq këtë sezon.

MARCUS RASHFORD

Mourinho e kupton rëndësinë e aktivizimit të lojtarëve të akademisë tek Unitet dhe prandaj Rashford është kthyer në një dilemë për trajnerin: një sulmues i ri që jo gjithmonë meriton të luajë aq shumë. Nuk ka dyshime se Rashford është një nga talentet më të ndritur anglezë por ai nuk po bën progres nën drejtimin e Mourinho-s. Ai duket i pakënaqur në rolin e sulmuesit anësor, me tre gola në katër ndeshje për Anglinë këtë sezon, paraqitjet e tij tek United nuk kanë qenë aq të mira.

ERIC BAILLY

Zhdukja e Eric Bailly është një nga misteret më të mëdha të regjimit të Mourinhos në “Old Trafford”. Deri sezonin e kaluar ai konsiderohej si një nga luftëtarët e ekipit në prapavijë, por Bailly ka rënë ndjeshëm dhe ka humbur vendin e titullarit. Raportohet se mbrojtësi ka mërzitur trajnerin kur u tërhoq nga ndeshja me West Brom për shkak se ishte sëmurë gjatë prillit të kaluar, por u shfaq në stërvitje një ditë më pas. Ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand ka parashikuar se atij i ka ardhur fundi te Djajtë, dhe mesa duket mund të ketë të drejtë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë njerëz janë vrarë në dhunën midis Izraelit dhe militantëve…