60 familje skamnore në Mitrovicë ndihmon me nga pesë metra dru
13 mars 2018
| 14:20
Në vazhdën e aktiviteteve humanitare, në mbështetje të familjeve skamnore dhe fëmijëve bonjak, Shoqata Humanitare “Qatar Charity – Kosova” ka shpërndarë në qytetin e Mitrovicës nga pesë metra dru për 60 familje skamnore.
Po ashtu, këtyre familjeve u janë ndarë edhe pako me ushqim në vlerë prej 50 euro, një jorgan dhe një pako tjetër me veshmbathje e cila arrin shumë prej 80 euro.
Gjatë shpërndarjes së ndihmave përveç përfaqësueseve të organizatës “Qatar Charity-Kosova” mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i cili ishte i shoqëruar me drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Ekrem Sadiku, si dhe zyrtarë tjerë komunal.