60 kandidatë për asamble, angazhojnë avokatin Peci për rinumërim të vendvotimeve

04 nëntor 2021 | 13:00

Përfundimi i procesit zgjedhor gjithmonë nxjerrë pakënaqësi nga kandidatë të cilët pretendojnë të jenë dëmtuar në faza të ndryshme të këtij procesi.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në komunën e Mitrovicën, ku 60 kandidatë për Asamble Komunale nga të gjitha partitë janë bashkuar duke bërë ankesë për rinumërim të fletëvotimeve për kuvend komunal.

Këta kandidatë kanë angazhuar avokatin Berat Peci për t’i përfaqësuar në ankesën e përbashkët që kanë bërë për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve.

Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar avokati Peci i ka thënë se gjithsej 60 kandidatë për Asamble janë bërë bashkë për t’u ankuar në PZAP.

“Janë rreth 60 asamblistë që kanë bërë ankes, dhe kërkesa e tyre është për rinumërim të fletëvotime për kuvendin komunal. Kandidatët ankues kanë ofruar fakte për parregullsitë gjatë numërimit të votave”, ka thënë avokati Berat Peci për Veriu.info.

Ai ka treguar se pritet që përmes tij ankesë dhe kërkesë për rinumërim të votave, të bëjnë edhe shumë kandidatë për asamblist nga Vushtrria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës angleze…