60 milionë euro do të jetë buxheti i Barcelonës për merkaton e verës
05 shkurt 2018
| 12:34
“60 milionë euro do të jetë buxheti i Barcelonës për merkaton e ardhshme”, ka bërë me dije zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestra.
Mediet e huaja raportojnë se tifozët e katalanasve nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar, pasi ky buxhet është thuajse në të njëjtat shifra të viteve të kaluara, por kësaj shifre për blerje të tjera të bujshme u shtohen edhe shumat që do të përfitohen nga shitjet që do të bëhen gjatë verës.