60 nxënës të shkollave të Gjilanit certifikohen në trajnime të ndryshme

25 tetor 2022 | 13:49

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë certifikata për 60 nxënës, të cilët janë trajnuar në fushat përkatëse në kuadër të Javës së Kodimit.

Kjo ngjarje shënon përmbylljen e Javës së Kodimit (Eu code week 2022) e cila është organizuar qendra për edukim në teknologji Procoders Center dhe Komuna e Gjilanit.

Java e kodimit është mbajtur në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet që kanë aspirata të jenë pjesë e BE-së, siç është Republika e Kosovës.

Komuna e Gjilanit këtë vit ka qenë qyteti i vetëm në Kosovë që ka organizuar këtë ngjarje me rëndësi për zhvillimin e teknologjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë caktuar gjyqtarët për takimin Ballkani - Slavia Praha, në…