60 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Pejës
60 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
43 prej këtyre pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse 11 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
“Një pacientë është në respirator (CPAP), ndërsa tre pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa gjatë vikendit të fundit, në Spitalin e Pejës trajtim emergjent shëndetësore morën 530 pacientë, ku 43 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“16 lindje kanë qenë gjatë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 8 me prerje cezariane. Kanë lindur 16 foshnje, 11 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.388 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,763analiza, ndërsa janë kryer 17 operacione”.