
60 profesionistë aderojnë në Degën e PDK-së në Prizren
Degës së PDK-së në Prizren mbrëmë i janë bashkuar dhjetëra profesionistë të fushave të ndryshme nga mjekësia, sporti, arkitektura, biznesi dhe të rinjë e të reja.
Kapiteni i skuadrës KB Bashkimi, Qëndrim Biraj, trajneri i basketbollit Edon Godeni, profesoresha, Dardane Bojaxhiu, profesori Bujar Spahiu, mjekët Tyran Kosova, Artan Elshani e Halil Xhibexhiu; arkitekti Liridon Krasniqi, magjistri i IT, Ermal Ahmetaj dhe shumë biznesmen, gjeodetë, tifozë të “Arpagjikëve” e të rinjë entuziastë janë bërë pjesë e vizionit të PDK-së për Prizrenin.
Këto aderime të elitës sportive, kulturore, edukative dhe profesionale të Prizrenit, kanë tërhequr vëmendjen dhe kujdesin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Ai tha se këto aderime në PDK janë dëshmia më e mirë se kjo parti është në rrugën e mirë të ndryshimit dhe tashmë po merr edhe më shumë besimin e qytetarëve për ta drejtuar vendin.
“Jam shumë krenar, që sot, 60 profesionistë të sferave të ndryshme po i bashkoheni Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu, ju na ndihmoni ne, i ndihmoni Prizrenit, i ndihmoni Kosovës”, ka thënë Veseli.