60-shi i PDK-së Hyzer Rizani: Arsimi dhe shëndetësia, prioritete për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

21 janar 2025 | 14:08

Profesori universitar i cili garon në listën për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 60,  Hyzer Rizani, ka thënë se arsimi dhe shëndetësia janë objektivat e tija jetësore në të cilat ka besuar se çdoherë duhet investuar. Prandaj, sipas tij, arsimi dhe shëndetësia janë vizioni i tij dhe i PDK-së për të zhvilluar Kosovën “MaMirë” dhe për të sjellë të ardhme më të mirë për gjenerata e reja.

“Gjithmonë kam besuar se shkenca dhe puna e palodhur, mund të sjellin ndryshimin si studiues dhe profesor, kam parëfuqinë e dijes për të ndërtuar një të ardhme më ynë mirë. Nëkarrierën time akademike, kam punuar me breza të rinj, profesionistë dhe kam kontribuar në avancimin e shkencës dhe teknologjisë. Gjithmonë, kam bërë përpjekje për të sjellëprojektet që përmirësojnë cilësinë e jetës duke u fokusuar nëpërmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturës arsimore. Ky është angazhimi im për të përdorur përvojën time akademike dhe profesionale për të sjellë ndryshime pozitive për çdo qytetarë të Kosovës”, ka thënë Rizani.

Ai tutje ka shtuar se çdo hap që hedhim për të përmirësuararsimin dhe shëndetësinë është një hap pranë një Kosove më të zhvilluar më të shëndetshme.

“Sepse çdo hap që hedhim për të përmirësuar arsimin dhe shëndetësinë është një hap pranë një Kosove më të zhvilluar më të shëndetshme. Ky nuk është vetëm vizioni im, por vizion i PDK-së për një Kosovë që mundet Ma mirë”.

“Me dije, përkushtim dhe vizion të qartë, ndërtojmë një Kosovë që mundet ma mirë.

Arsimi dhe shëndetësia janë shtyllat e një shoqërie të zhvilluar – angazhimi ynë është për çdo qytetar, për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të ndritur”.

#PDK131

#BedriHamza1

#MemliKrasniqi2

#HyzerRizani60

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valon…