60-shi i PDK-së, Hyzer Rizani: Prodhuesit vendorë do të kenë një perspektivë më të qartë dhe më të sigurt
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hyzer Rizani i cili garon me numrin 60 në listën zgjedhore të PDK-së, ka vizituar një nga prodhuesit më të mëdhenjë të Kosovës “RC Cola”, në Gjilan. Rizani ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër, prodhuesit vendorë do të kenë një perspektivë më të qartë dhe më të sigurt.
Njoftimi i plotë i Rizanit:
Mbështetja e prodhimeve vendore dhe eksportit të tyre jashtë vendit është dhe mbetet krenari dhe dëshmi e fuqizimit të shtetit tonë.
Me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) – subjekt i vlerave të dëshmuara, kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza, dhe mbështetjen e fortë të deputetëve të saj në legjislativin e ri pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit 2025 – prodhuesit vendorë do të kenë një perspektivë më të qartë dhe më të sigurt.
Zgjedhja e duhur për një të ardhme më të mirë – PDK!