60-shi i PDK-së, Prof. dr. Hyzer Rizani: Po i afrohemi ditës së ndryshimit të domosdoshëm
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.
Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe Prof.dr. Hyzer Rizani, i cila në këto zgjedhje mban numrin e 60 në listën e PDK-së.
Prof. Rizani ka falënderuar PDK-në për besimin e dhënë.
“Të respektuar qytetarë të vendit dhe bashkëkombës në mërgatën e pa ndarë nga trungu kombëtar dhe shtetëror.
Jam i nderuar t’ju njoftoj se jam kandidat për deputet, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 60✅️!
Po i afrohemi ditës së ndryshimit të domosdoshëm, ditës së 9 Shkurtit 2025, ditë të kthimit pozitiv progresiv, ditën kur Bedri Hamza do të jetë kryeministër i vendit tonë!
Së bashku do t’ia dalim.
Ma mirë për të gjithë ne. Ma mirë me PDK”, ka shkruar në llogarinë e vet në facebook, kandidati për deputet Prof. Hyzer Rizani.