60 studentë dhe nxënës bëhen pjesë e KEDS Academy VII
Nis rrugëtimin gjenerata e shtatë e KEDS Academy. Tanimë janë përzgjedhur 60 kandidatë të cilët do të ndjekin programin profesional dhe akademik njëvjeçar.
Këtë vit kemi një rritje të numrit të kandidatëve, janë 40 nxënës të cilët vijnë nga shkollat e mesme profesionale nga vende të ndryshme të Kosovës dhe 20 studentë, 18 nga të cilët janë të profilit inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike, një student nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe një nga Fakulteti Ekonomik. Pra, këtë vit numri i ndjekësve të programit arrin në 60.
Ky program ndihmon studentët në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
KEDS Academy ka startuar në vitin 2013, në vitin kur KEDS ka filluar operimin në Kosovë.
Deri më tani janë aftësuar dhe certifikuar 300 studentë që kanë dalë nga gjashtë gjenerata të KEDS Academy.
Një numër i madh prej tyre janë të punësuar në KEDS dhe një pjesë e tyre sot kanë pozita të rëndësishme në kompani duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të saj.
Studentë e KEDS Academy vlerësohen edhe nga organizata prestigjioze, ku këtë vit u përzgjodhën nga MCC katër ish-studente të KEDS Academy për studime të mëtejmë në fushën e energjisë në universitetet amerikane.
KEDS Academy është vlerësuar edhe nga organizatat botërore duke fituar shumë çmime në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore anekënd globit.
/Epoka e re/