60 vjet nga tërmeti shkatërrues në Shkup
Më 26 korrik të vitit 1963, Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1070 persona ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë.
Nga tërmeti u shkatërruan 15800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28000 të tjera. Mbi 200000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit, shkruan zhurnal. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit.
Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin. Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar. Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar.
Në kohën kur ekipe profesioniste nga KB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor. Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan nga Asambleja e Përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup.
Më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për t’i dhënë ndihmë Shkupit. Më 14 tetor, pas diskutimit dy orësh, Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutën për t’i dhënë ndihmë qeverisë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit.