61 pacientë me Covid janë duke u trajtuar në QKUK
18 korrik 2022
| 13:18
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe në spitale të përgjithshme janë duke marrë trajtim mjekësor 61 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Sipas ShSKUK-së, 30 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 31 në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë;
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient;
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë;
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë;
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje;
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë;
Spitali i Pejës, 13 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë.