61 pacientë po trajtohen me Covid në spitalin e Pejës
26 janar 2021
| 08:18
Katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në spitalin e Pejës, raporton “Epoka e re”.
Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë.