61 qese me substanca narkotike bëhet përpjekje të futen në QK Dubravë

03 mars 2021 | 14:41

Të mërkurën rreth orës 11:00 në Qendrën e Korrektuese në Dubravë, gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht dhjetë metra në brendësi të zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike.

Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç, të cilat dyshohet se janë substancë narkotike.

“Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme. Vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, është thënë në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës…