Parashikimi i motit për ditët në vijim

01 korrik 2018 | 21:56

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK),  gjatë ditëve në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara dhe të dobëta shiu, transmeton lajmi.net.

“Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 23-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, shtypja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta . “Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s”, citohet në njoftimin e IHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është varrosur sot Seldin Aliu, që ditë më parë humbi…