Kroacia eliminon Danimarkën
Ishin penaltitë që vendosën çerekfinalistin e katërt të Botërorit “Rusia 2018”, e që është Kroacia.
Një fillim fantastik pati ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, me këtë të dytën që krijoi epërsinë qysh në minutën e parë për Jorgensenit.
E në minutën e katërt Kroacia u kundërpërgjigj përmes Mario Manxhukiqit, për 1 me 1.
Kurse, rastin më të mirë e pati Luka Modriq që nuk u tregua i saktë nga penaltia në minutën e 116.
Në penalti Danimarka mori përgjigjësinë e para, kur Erikseni doli përballë Subasiqit, me këtë të fundit që doli fitues duke i pritur penaltinë yllit të Tottenhamit. Badelj mori penaltinë e parë për Kroacinë, por edhe ai u tregua i pasaktë, pasi Kasper Schmeichel e priti goditjen e tij. E penaltinë e Schone për mrekulli e priti portieri kroat, Subasiq. Për Kroacinë në vazhdim përgjegjësinë e mori Pivariq, që u tregua i pasaktë, pasi Schmeichel e priti goditjen e tij.
Penaltinë vendimtare e pati ylli i Barcelonës, Ivan Rakitiq që e çoi Kroacinë në çerekfinale.
Në çerekfinale Kroacia do të përballet me nikoqirin Rusinë.