62 lindje në QKUK vetëm në tri ditët e fundit
12 nëntor 2018
| 14:47
Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë tri ditëve të fundit ka pasur 62 lindje.
Sipas njoftimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të premten që lamë pas pati 28 lindje, të shtunën 12 dhe të dielën 22 lindje.
“Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë tri ditëve të fundit ka pasur 62 lindje. Më 9 nëntor 28 lindje, 17 meshkuj, 11 femra, 10 gra janë bërë nëna për herë të parë. Më 10 nëntor: 12 lindje, 7 meshkuj, 5 femra, 5 gra janë bërë nëna për herë të parë. Më 11 nëntor 22 lindje, 11 femra dhe 11 meshkuj”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së.
/Epoka e re/