62 mijë raste të reja me Covid-19 në Turqi
21 prill 2021
| 22:50
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Turqi vazhdon të jetë i lartë, gjatë 24 orëve të fundit raportuan 61 mijë e 967 infektime të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit poashtu Turqia raportoi 362 viktima, shkruan Anadolu.
Numri i përgjithshëm të infektuarve ka shkuar në mbi 4,44 milionë, kurse numri i të vdekurve në 36 mijë e 975, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
52 mijë e 213 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,84 milionë.
Teksa 3 mijë e 398 pacientë me COVID-19 janë në gjendje kritike.